Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut mesditën e kësaj të diele ka sjellë dy derbi në kuadër të xhiros së 13-të. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum triumfuan në derbin me Shkëndijën me rezultat 2:1. Për Shkëndijën rrjetën e gjeti Krasniqi në minutën e 54-t, përderisa dy golat e triumfit për struganët i shënuan Kampaore dhe Radeski në minutat 73-të dhe 75-të. Ndërkohë dueli i zjarrtë në Çair ndërmjet rivalëve të vjetër të kryeqytetit i takoi Shkupit që mundi Vardarin me rezultat 2:0. Dy golat për fitoren e bardhebluve në Çair i realizuan Vosha në minutën e 25-të dhe Kuka në të 75-tën. Ndeshjet e radhës në kampionatin elitar do të zhvillohen me 11 nëntor.