Sherr mes shqiptarësh në Greqi, njëri prej tyre qëllohet me thikë në kokë dhe bark

Një 40-vjeçar shqiptar është dërguar në spitalin “Papageorgiou” i plagosur me thikë në kokë dhe në bark, pas një sulmi në Selanik, ndërsa sipas policisë, autori dyshohet të jetë një bashkatdhetar.

Marketing

Mediat greke njoftojnë se, viktima është goditur dy herë me thikë në kokë dhe dy herë në bark dhe është dashur t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.