Këshilltari i Albin Kurtit demaskon Krenar Llogën

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Bekim Qoku ka kritikuar ashpër ministrin e drejtësisë të Ziadin Selës, Krenar Lloga, i cili në intervistën e mbrëmshme në Click Plus të TV21 për liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se “tash i kujtohet të shqetësohet për të kaluarën e tij në BDI”, duke aluduar se këtë është dashur ta bëj shumë më herët.

Marketing

‘Të kritikosh e ofendosh individët që kanë braktisur një parti duke ndenjur njëkohësisht në prehrin e po asaj partie, është t’ua fyësh inteligjencën dëgjuesve’, shkruan Qoku, duke cituar një anekdotë me Nasradinin hoxhën që flet për një kohë kur ai është udhëheqës shpirtëror.

‘Nasradini, çdo mbrëmje bënte një shëtitje me pasuesit e vet. Një herë, gjatë shëtitjes së radhës, Nasradinin e takon një mik i vjetër në rrugë me çallmën e gurut, ndjekur nga pas prej një numri të konsiderueshëm ndjekësish. I habitur tej mase për çfarë i shohin sytë, miku e pyet: Pa më thuaj, o Nasradin, si e kupton ti që dikush nga pasuesit e tu ka arritur përndritjen, ndriçimin e mendjes? – Kollaj fare, ia kthen, pas çdo shëtitjeje që bëj mbrëmjeve i numëroj ndjekësit. Dhe?- Kur shoh që dikush mungon dhe ka ikur, vazhdon Nasradini, e marr vesh që ai është përndritur’, thumboi në këtë mënyrë ministrin Llloga, këshilltari Qoku.

Ndryshe, që nga emërimi në këtë post, Krenar Lloga nuk ka arritur të ndryshon asnjë ligj, për shkak të kundërshtimeve të njëpasnjëshme të ‘partnerëve’ të koalicionit, që ka shkaktuar tallje mes analistëve lidhur me nevojën reale që ASH të jetë pjesë e qeverisë.