Bekteshi: Javën e ardhshme, paketa e re e masave antikrizë

Javën e ardhshme pritet të miratohen masat antikrizë dhe miratimi i ligjit për praktikat jo fer tregtare, që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se masat e deritanishme antikrizë kanë dhënë efektet e tyre dhe këtë do ta dëshmojnë të dhënat e fundit që do të prezantohen nga enti statistikor.

Marketing

“Gjatë kësaj jave do të ketë koordinim me kryetarin e Qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse për t’i parë komentet që kanë arritur e që kanë të bëjnë për Draft ligjin për praktikat jo fer tregtare dhe presim që javën e ardhshme të miratohet ky propozim-ligj, që do të jetë zgjidhje ligjore, që do të ndikojë në afat të gjatë për ulje të çmimeve, veçanërisht për produkte ushqimore. Paketa për masa antikrizë dje është ndarë nga Ministria e Financave, Kabineti i Presidentit, Ministria e Ekonomisë dhe të gjithë institucionet tjera. Deri në javën e ardhshme do të publikohet paketa e masave antikrizë dhe po ashtu do të fillojë dhe të implementohet.”, – deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.