Lloga takon prokurorin e lartë në prokurorinë publike në Shkup, Mustafa Hajrullai

Miniatri i drejtësisë Krenar Lloga ka takuar prokurorin Mustafa Hajrullai në prokurorinë publike në Shkup me të cilin diskutuan për çështjet që lidhen me punën e kësaj prokurorie, volumin e punës, mungesat, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet prokuroria e lartë e Shkupit.

Marketing

Në kuadër të vizitave nëpër gjykata dhe prokurori në mbarë vendin, dje në Prokurorinë e lartë Publike të Shkupit, takova Prokurorin e lartë Mustafa Hajrullai, me të cilin diskutuam për çështjet që lidhen me punën e kësaj prokurorie, volumin e punës, mungesat, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet prokuroria e lartë e Shkupit. U bisedua për hapat e ardhëshëm që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit por edhe për ngritjen e efikasititit dhe efiktivitetin në punën e prokurorëve publik.