Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët nuk e ka justifikuar arsyen e tyre për futjen në Qeveri. Sipas tij, kjo parti u bë patericë e Artan Grubit, dhe tani po ndihmojnë edhe në kthimin e Nikolla Gruevskit. Mexhiti në prononcimin e tij për Radio Evropën e Lirë tha se ASH hyri për ndryshimet kushtetuese, dhe po përfundon duke ndihmuar në kthimin e Gruevskit.
“Kur hynë në qeveri dhe kur ne dolëm edhe nga BDI dhe Alternativën nga qeveria, ata u bënë paterica e qeverisë së Artan Grubit për ta shpëtuar atë. Më pas shpjegimi i tyre ishte se po hynin për shkak të ndryshimeve kushtetuese. Por në fund ndryshimet kushtetuese nuk ndodhën dhe përfundojnë duke ndihmuar kthimin e Nikolla Gruevskit, miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal. Ministri i Drejtësisë nuk mund të thotë se nuk është i njohur, se i gjithë procesi është udhëhequr nga zëvendësministri, kur dihet se ky ligj i propozuar nuk mund të arkivohet as pa pëlqimin e ministrit kompetent. I njëjti ligj duhet të shkojë në Komisionin për çështjet politike, për çështjet ekonomike në qeverinë ku janë vetë ministri dhe ministrat e tjerë të Aleancës për Shqiptarët. Pra, hynë për ndryshime kushtetuese, përfunduan si ndihmës dhe duhet të llogari për gjithçka që u bë në 20 vitet e fundit”, tha Mexhiti.