Shënohet 79-vjetori i çlirimit të Shkupit

Shkupi sot shënon 79 vjetorin e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore. Delegacione të institucioneve dhe organizatave kanë nderuar dhe kanë vënë kurora me lule në Varrezat e partizanëve në Butel dhe para Përmendores “Çlirimtarët e Shkupit” para ndërtesës së Qeverisë, kurse janë mbajtur shumë manifestime, ekspozita dhe promocione.

Marketing

Tradicionalisht Qyteti I Shkupit ka ndarë çmimin “13 Nëntori” për persona fizik dhe juridic, për shkak të promovimit të vlerave në shkencë, kulturë, shëndetësisë, art, arsim dhe sport.

Nga ana tjetër, Forumi Rinor I VMRO-DPMNE-së, me një marsh simbolik duke rikujtuar 13 nëntorin, ka potencuar se pas 79 viteve Shkupi sërish është I okupuar, por jo nga ushtritë e huaja, por sic thonë, për shkak të administratës jo të aftë.

Më 13 nëntor 1944, ushtarët partizanë kishin çliruar Shkupin nga okupimi fashist.