Fëmijët me diabet, sensorë për matjen e sheqerit në gjak te fëmijët

Pas pesë viteve pritjeje në Klinikën e Fëmijëve u shpërndanë senzorë për matjen e sheqerit në gjak për fëmijët me diabet të llojit 1. Me anë të këtij senzori përmirësohet cilësia e jetës së pacientëve me diabet, sepse për 2 deri në 5 minuta e kontrollojnë sheqerin në gjak.

Marketing

“Përcjellja e vazhdueshme e sheqerit në gjak me vendosjen e këtyre senzorëve do të kontribuojë në kontroll më të mirë të pacientëve me diabet. Po ashtu do ta largojmë shpimin e shpeshtë tek fëmijët më së paku tre deri në pesë herë në ditë për përcjelljen e sheqerit në gjak.”, – deklaroi drejtoresha në Klinikën e Fëmijëve, Stojka Fushtiq.

“Siguria psikologjike tek fëmijët me diabet të llojit 1 dukshëm përmirësohet, sepse në çdo kohë, në kohë reale, fëmijët dhe prindërit do të kenë mundësi t’i përcjellin vlerat e sheqerit.”, – theksoi endokrinologu, Irfan Ahmeti.

Sa i përket vonesës së shiritave dhe glukometrave për pacientët me diabet, që i presin gati tërë vitin, ministri i shëndetësisë tha se tenderi është vonuar dhe nuk do të lejojë pacientët të mbesin pa terapi dhe pa ndihmat bazë që pacientët të kontrollojnë sëmundjen.