Shoferi e pranoi fajin për aksidentin në “Rrugën e Plastikave” në Shkup, ku jetën e humbi një fëmijë

Gjykimi për aksidentin e komunikacionit në të cilin humbi jetën një fëmijë i moshës 10-vjeçare në bulevardin “Nikolla Karev”, në pjesën e njohur si “Rruga e Plastikave” në Shkup, sot në Gjykatën Themelore Penale përfundoi me pranimin e fajit nga shoferi 21-vjeçar.

Marketing

Sipas Prokurorisë, i akuzuari më 12 tetor në orën 16:40 në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup nuk i ka respektuar rregullat e shënuara dhe ka vozitur me 76 kilometra në orë, dhe me pjesën e përparme të veturës ka goditur një këmbësor – fëmijë i lindur në vitin 2013 i cili si këmbësor kishte kaluar rrugën jashtë vendit të shënuar për këmbësorë. Nga goditja fëmija kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi ishte larguar pa ofruar ndihmë.

Shoferi 21-vjeçar i akuzuar nga Shkupi, sot para Gjykatës e pranoi veprën për të cilën akuzohej, por tha se kishte ikur nga frika që të mos rrihej.

“Më vjen shumë keq për atë që e bëra. Pendohem për atë që e kam bërë. Nuk mund të flej. Me vetëdije dhe vullnetarisht e pranoj”, tha i akuzuari.

Prokurori publik Daniel Kocev nga PTHP Shkup, në fjalën përfundimtare ka kërkuar që gjatë caktimit të dënimit Gjykata t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, si dhe të veprojë në mënyrë parandaluese për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

“Duke pasur parasysh se i akuzuari e ka pranuar veprën, propozoj që Gjykata të marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese, si mosha, pranimi i fajit dhe fakti që eksperti ka konstatuar një shkallë të caktuar faji për aksidentin e ka hasur edhe në anën e viktimës. Si rrethana tejet rënduese, mbi të gjitha viktima është një fëmijë 10-vjeçar dhe dhimbjet e jashtëzakonshme që i janë shkaktuar familjes, si dhe që pas aksidentit i akuzuari nuk është ndalur për të parë se çfarë ka ndodhur dhe për t’i dhënë ndihmë viktimës dhe se veturën e ka vozitur me shpejtësi më të madhe se kufizimi i paraparë me ligj prej 50 kilometra në orë”, ka thënë prokurori publik.

Avokati i të akuzuarit në bazë të detyrës zyrtare, në fjalën përfundimtare tha se mbrojtja nuk ka si, ndërsa të mos pajtohet me fjalën përfundimtare, veçanërisht që shumë herët është shuar jeta e një fëmiju, që gjë që nuk është dashur të ndodhë asnjëherë, por edhe për një jetë të shkatërruar më herët të të akuzuarit.

Ai ka kërkuar nga Gjykata që t’i japë mundësi të akuzuarit që ta vazhdojë jetën, duke pasur parasysh moshën e tij dhe se asnjëherë nuk ka bërë kurrfarë vepre penale, ka deklaruar avokati i të akuzuarit.

Gjykatësja Maria Kletniçka Markovska aktvendimin do ta publikojë më 15 nëntor.