Koordinimi për zgjedhjet, pa informacione konkrete

Asnjë parti politike parlamentare nuk tregon se cili është epilogu i koordinimit të sotëm në Kuvend, në të cilin duhet të diskutohej për grupin e punës për caktimin e datave të zgjedhjeve. Secila prej tyre mbetet në qëndrimet paraprake. LSDM-ja thotë se zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me afatet.
“Zgjedhjet janë realitet objektiv të cilat do të ndodhin në bazë të asaj që flasim gjatë gjithë kësaj periudhe dhe kjo nënkupton që zgjedhjet do të jenë në afatin e rregullt. Normalisht se si parti politike që pretendon të marrë mandatin për katër vitet e ardhshme 2024-28 bisedojmë edhe atë shumë, përgatitemi dhe shpresoj se do të dalim me kandidatët më të mirë të mundshëm”, tha Martin Kostovski, LSDM.

Marketing

VMRO-DPMNE-ja prej kohësh nuk merr pjesë në koordinimet e zakonshme të ditës së hënë në Kuvend. Nga kjo parti nuk konfirmojnë nëse sot kanë bërë përjashtim dhe kanë qenë aty. Shkurt thonë se zgjedhjet duhet të jenë të dyfishta.

“Kovaçevski duhet ta tejkalojë egon e tij dhe duhet një herë të tregojë qasje burrështetasi dhe të pajtohet në interes të të gjithë qytetarëve, të shkojmë në zgjedhje të përbashkëta presidenciale dhe parlamentare”, u shpreh Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Opozita shqiptare nga ana tjetër nuk janë të informuar për koordinim dhe konkluzionet e tij. Thonë se tani që janë grup formal parlamentar duhet të përfshihen në negociatat për datat e zgjedhjeve.
“Jo, as për këtë nuk jemi aspak të informuar, ashtu siç nuk ishim në rrjedha me ndryshimet që u bënë praprakisht”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

“Sigurisht ne tani jemi grup parlamentar. Edhe deri tani kemi bashkëpunuar si tre parti politike në Kuvend. Sigurisht se tani si grup parlamentar presim të jemi pjesë e atyre bisedimeve”, deklaroi Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.
Jozyrtarisht mësohet se në koordinim janë shqyrtuar edhe një herë datat e mundshme të zgjedhjeve në përputhje me dispozitat aktuale të Kodit zgjedhor. /Alsat.mk