Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga data 14 deri më datë 22 nëntor, organizojnë edicionin e V-të të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” dhe për të shënuar në mënyrë dinjitoze 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit.
Sipas njoftimit, edicioni i sivjetëm do të mbledhë në një vend Akademitë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës për të trajtuar madhështinë e kësaj ngjarje historike, për të prezantuar fakte, botime dhe ekspozita me peshë të madhe në fushën e albanologjisë si dhe shumë ngjarje të ndryshme për shtatë ditë me radhë.