“Ditët e Alfabetit”/Grubi: Të reflektojmë mbi rrugëtimin e qendresës e sakrificës për të ruajtur gjuhën nga stuhitë që synonin zhdukjen e saj

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot bëri hapjen solemne të Edicionit të V-të të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” me rastin e shënimit të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Marketing

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Grubi theksoi se duhet të reflektojmë mbi atë rrugëtim qëndrese e sakrifice të të parëve tanë për të ruajtur gjuhën tonë nga stuhitë që synonin zhdukjen e saj.

Nga këtu le të reflektojmë mbi atë rrugëtim qëndrese e sakrifice të të parëve tanë për të ruajtur gjuhën tonë nga stuhitë që synonin zhdukjen e saj, le të përcjellim tek brezat e rinj rëndësinë e atij thesari veprues e atij guximi atdhetar falë të cilit jemi në këmbët tona, krenar dhe duke hapëruar drejt shtigjeve të përparimit me gjuhën tonë të shkruar, tha Grubi.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin e plotë:

Është kënaqësi që bashkërisht vazhdojmë të kultivojmë një traditë të mirëfilltë organizative si manifestimi kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” për të shprehur madhështinë e një prej çasteve më të rëndësishme në historinë e kombit tonë, Kongresin e shkronjave shqipe të Manastirit në vitin 1908.

Nga këtu le të reflektojmë mbi atë rrugëtim qëndrese e sakrifice të të parëve tanë për të ruajtur gjuhën tonë nga stuhitë që synonin zhdukjen e saj, le të përcjellim tek brezat e rinj rëndësinë e atij thesari veprues e atij guximi atdhetar falë të cilit jemi në këmbët tona, krenar dhe duke hapëruar drejt shtigjeve të përparimit me gjuhën tonë të shkruar.

Sa e sa fjalë të bukura ka qëndisur kjo gjuhë për trimërinë e dëshmorëve, për atdhedashurinë, lirinë, kulturën tonë. Dikur i ruajtën këto vlera nënat tona, baballarët tanë në kuvende burrash e më pas i qëndisëm kujtimet e lavdisë së të kaluarës me shkronja që i përjetshëm të jetë amaneti për idealet kombëtare.

Synimi i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut është të hedhim dritë mbi fakte, studime e botime nga sfera e albanologjisë që dokumentojnë lashtësinë e gjuhës sonë dhe mjeshtërinë e saj kur e njëjta është vendosur në letër përmes shkronjave.

Të shfaqim atë opus të gjerë e të pafund vlerash përmes një programi kulturor që mbi të gjitha ruan traditën e këngës dhe valles sonë, për arkivimin e së cilës gjuha e shkruar shqipe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm.

Më gëzon fakti që në këtë përvjetor të 115-të të Kongresit të Manastirit këndvështrime shkencore do të elaborojnë Akademitë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Uroj mbarësi në të gjitha aktivitetet e parapara në kuadër të “Ditëve të Alfabetit”! Le të shpalosim para syve të mbarë botës vlerat tona gjuhësore e kulturore