Rëqethëse,ushtarja e rrëmbyer izraelite vritet nga Hamasi – shfaqet para kamerës para se të ekzekutohet (VIDEO)

Ushtria izraelite ka konfirmuar vdekjen e ushtares, që Hamasi e rrëmbeu dhe e mbajti në Gazë pas sulmit të 7 tetorit mbi territorin e Izraelit.

Marketing

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë njoftuar familjen e 19-vjeçares Noa Marciano, rreth vdekjes së saj, shkruan BBC.
Marciano shfaqet në videon që Hamasi e publikoi mbrëmë. IDF-ja videon e ka cilësuar si “terrorizëm psikologjik”.


Ushtarja izraelite e cila ishte rrëmbyer, tregon emrin e vet që prindërve dhe atë të qytetit të lindjes. Më pas në video shfaqet trupi i saj i pajetë.

Militantët e armatosur të Hamasit gjatë muajit të kaluar, kishin marrë peng rreth 240 persona dhe kishin vrarë 1.200 tjerë.

Marciano ishte duke bërë roje në kibucin Nahal Oz, kur filloi sulmi i armatosur i Hamasit që arriti ta thyej gardhin mbrojtës që ndanë kufirin Izrael-Gazë. /Telegrafi