Kombëtarja e Kosovës të dielën e mposhti me rezultat 1-0 atë të Izraelit. Gjatë himnit kombëtar të Izraelit para ndeshjes, disa tifozë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” fishkëllyen atë, thotë CNN-i, duke u bazuar në disa video në rrjetet sociale, përcjell Gazeta Insajderi.
UEFA, organi udhëheqës i futbollit evropian, deklaroi për mediumin amerikan se se “janë hapur procedurat për ‘trazira’ gjatë himneve kombëtare”.
“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë.
Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, por u shtye pasi shpërtheu lufta.
Kosova fitoi me golin e sulmuesit të krahut, Milot Rashica. /