Menaxherja e sulmuesit të Manchester City-t, Erling Haaland, Rafaela Pimenta, dha një intervistë për “The Guardian”, në të cilën ajo tregoi norvegjezi 23-vjeçar mund të bëhet lojtari i parë që lëviz më shumë se një miliard euro në karrierën e tij.
Pimenta, e cila trashëgoi agjencinë e lojtarëve që i përkiste Mino Raiolas pas vdekjes së tij në vitin 2022, sqaroi se nuk i referohej vlerës së transferimit të një lojtari, por “të gjithë paketës së krijuar gjatë karrierës së tij”.
“Në ditët e sotme, mund të luash deri në moshën 35-vjeçare, duke menduar për rrogën, tarifën e transferimit, të ardhurat nga televizioni, sponsorët, shitjet e biletave, fanellat… Me një lojtar si Erling, është e mundur të arrish miliarda euro.”/ Super Sport