Peter Sijarto nesër në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Szijjártó nesër, 16 nëntor, do të jetë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Marketing

Fokusi i bisedës do të jetë procesi ynë i anëtarësimit në BE, marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit brenda organizatave ndërkombëtare, si dhe tema të tjera aktuale nga politika e jashtme.