Maqedonia e Veriut drejt Romës për takimin me Italinë

Ekspedita e Maqedonisë së Veriut në futboll pasditën e sotme është nisur drejt qytetit të Romës për ndeshjen që do ta luajë ndaj Italisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian të Gjermanisë 2024.

Marketing

Ekipi përfaqësues i kompletuar pa asnjë mungesë, është nisur nga aeroporti i Shkupit me një linjë çarter për në Romë, aty ku nesër do të ketë stërvitjen zyrtare para ndeshjes që do ta luajë të premten në mbrëmje.

Maqedonia kërkon të bëjë edhe një befasi tjetër kundër përfaqësueses italiane, aty ku në dy përballjet e fundit ka një barazim dhe një fitore.

Ndeshja ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të premten në stadiumin “Olimpiko” të Romës, duke nisur nga ora 20:45.