Lëvizja “POPULLI”: Kryqi në Kodër të Diellit, provokim për konflikt ndëretnik

Lëvizja “POPULLI” duke respektuar dhe kultivuar raportet e mirëqena ndëretnike
dhe ndërfetare, konsideron që vendosja e kryqit në Kodër të Diellit është në frymën e
provokimit të konflikteve ndëretnike, gjithmonë duke i shërbyer politikave ditore të
faktorëve të caktuar politik.
Që të kuptojmë porositësit e vendosjes së kryqit politik, duhet fillimisht të
mësojmë se cilit spektër politik i shërbejnë konfliktet ndëretnike, pasiqë vendosja e
kryqit është vazhdimësi e provokimeve antishqiptare, siç ishin kohë më parë protestat
kundër arsimit shqip në Veles si dhe anatemimi i figurave të caktuara shqiptare.
Gjithsesi që konfliktet ndëretnike dhe ndërfetare nuk i shërbejnë aspak rrugëtimit politik
të subjekteve politike qeveritare.
Andaj, i ftojmë të gjithë faktorët politik në vend si dhe ata ndërkombëtar që të
ndërhyjnë dhe të mos e lejojnë përsëritjen e skenareve me prapavijë të errëta të cilat në
të kaluarën kanë prodhuar konflikte ndëretnike.

Marketing