Horoskopi për ditën e sotme, 17 nëntor

Dashi

Marketing

Keni treguar interes për një projekt të ri. Ju gjithashtu e dini se dikush pret që ju të lini disa punë të tjera në mënyrë që të nisni gjëra të reja. Do t`ia dilni.

Demi

Dikush i afërt s`do të jetë në terezi. Humori i tyre nuk do të ndryshojë, kështu që ju mund të preferoni të kërkoni shoqëri diku tjetër. Progresi në një punë, ose projekt personal do të jetë jashtëzakonisht i ngadalshëm. Mos u dorëzoni. Do t`ia dilni.

Binjakët

Ndarja e aftësive tuaja me të tjerët do të jetë shumë argëtuese. Ju duhet vetëm të jepni një kontribut të vogël dhe shpërblimi nga një përpjekje ekipi do të jetë i rëndësishëm. Ju po ofroni diçka unike dhe freskuese dhe kjo do të rezultojë në një ofertë ose mundësi të shkëlqyer.

Gaforrja

Nuk keni nevojë të analizoni çdo mendim dhe ndjenjë. Ju mund t’i besoni intuitës suaj. Nuk ka rëndësi se çfarë mund të ketë dikush tjetër për të thënë. Shpjegimet nuk janë gjithmonë të nevojshme. Shkoni me atë që ju duket e drejtë. Lëreni zemrën tuaj t`ju udhëheqë rrugën.

Luani

Jeta juaj profesionale dhe interesat e jashtme do të përfitojnë nga gatishmëria për të qarkulluar dhe mësuar për përvojat e njerëzve të tjerë. Miqtë në jetën tuaj do të jenë të lumtur të ndajnë lajmet, pikëpamjet dhe opinionet e tyre për një sërë temash interesante.

Virgjëresha

Çdo gjë që filloni tani do të lidhet me ato plane që keni diskutuar me kujdes. Jini të gatshëm të veproni kur t’ju vijë rasti për të arritur një objektiv personal. Koha për të menduar për të ka përfunduar.

Peshorja

Keni zbuluar se dikush me të cilin keni qenë të lidhur ka një reputacion si jo i besueshëm dhe mashtrues. Do të dëshironi të largoheni nga kjo miqësi. Ju duhet të jeni më selektiv në lidhje me shoqërinë që mbani për të përmirësuar jetën tuaj publike dhe private.

Akrepi

Prioritet duhet t’i jepet një miqësie apo partneriteti të ngushtë. Jeni të prirur për të hedhur poshtë diçka që dikush ju thotë e që duket si marrëzi. Mendoni se çfarë po thonë dhe do të kuptoni se fjalët e tyre në fakt kanë shumë kuptim. Do të ndiheni paksa në faj që nuk i keni besuar.

Shigjetari

Ju dëshironi më të mirën për më të afërmit dhe më të dashurit tuaj, por nuk mund të bëni gjithçka. Frustrimi është në rritje dhe kjo ka të bëjë shumë me rritjen e përgjegjësive shtëpiake dhe familjare. Ndaloni së e lodhuri veten kaq shumë. Delegojini detyrat tek të afërmit.

Bricjapi

Do fokusoheni shumë tek vetja. Gjithsesi, nëse një mik apo koleg ka vështirësi, do të jeni ju i pari që do t’i jepni një dorë ndihmë dhe me ndihmën tuaj çështja do të zgjidhet.

Ujori

Idetë e reja me të cilat vjen një koleg do të përshpejtojnë efikasitetin. Do të jetë e kënaqshme të ndihmosh në krijimin e sistemeve efikase dhe politikave më efektive. Përparimi do të arrihet përmes gatishmërisë së të gjithëve për të praktikuar tolerancën dhe bashkëpunimin. Do të vini re një përmirësim të madh në marrëdhëniet në vendin e punës.

Peshqit

Mos lejoni që dikush t’ju shqetësojë. Mos u shqetësoni për atë që mund të thonë njerëzit e tjerë. Nëse planet tuaja kanë dështuar ose idetë nuk kanë funksionuar, quajeni këtë si përvojë. Mësoni prej saj dhe provoni përsëri.