Senatorja amerikane, Elizabeth Warren, ka kritikuar shkatërrimin e Gazës, por nuk ka kërkuar në mënyrë eksplicite një armëpushim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka kërkuar që menjëherë të ndalohet bombardimi.
“Kriza në Gaza po rritet. Sulmet ajrore izraelite po shkatërrojnë ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën publike. Kufizimet për ndihmën humanitare e bëjnë jetën edhe më të vështirë. Ndaloni bombardimet TANI”, ka shkruar Warren.