ASH: U kërcënua drejtori Driton Nebiu

Aleanca për Shqiptarët ka deklaruar sot se pas nxjerrjes në shitje të pronave të konfiskuar të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, është kërcënuar drejtori i drejtorisë për menaxhim me pronën e konfiskuar Driton Nebiu. Nga kjo parti thonë se megjith kërcënimet drejtori Nebiu nuk do të zbrapset nga shitja e pronës së konfiskuar nga kriminel dhe individ të korruptuar.

Marketing

“Kriminel të konfirmuar me vendime gjyqësore kanë kërcënuar të punësuarit dhe drejtorin e Agjencionit prë menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiun. Duam të bëjmë me dije se pas drejtorit Nebiu qëndron e gjithë Aleanca për Shqiptarët, gjithë kryesia dhe të gjthë anëtarët. Mbështesim pa rezervë drejtorin tonë i cili kohëve të fundit, si askush tjetër më parë, pas 10 viteve po realizon me sukses shitjen e pronës së konfiskuar nga kriminel e individë të korruptuar. Çdo kërcënim dhe çdo tentim për frikësim është që në fillim i dështuar. Drejrori Driton Nebiu, Aleanca për Shqiptarët dhe të gjithë zyrtarët e zgjedhur nga Aleanca për Shqiptarët nuk do të mdalen. Përkundrazi, do të realizojmë çdo projekt kundër krimit dhe korrupsionit, do të shitet çdo pronë e konfiskuar dhe paratë do tu kthehen qytetarëve deri në qindarkën e fundit.

Kot e keni, ne as frikësohemi dhe as dorëzohemi, ndërsa me gjithçka që bëni ju, vetëm se na forconi dhe betononi luftën tonë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Ju vazhdoni me fjalët boshe, ndërsa ne do të vazhdojmë me veprime konkrete dhe projektet tona. Ftojmë publikisht institucionet kompetente, Ministrinë e Punëve të Brendshme, prokurorinë dhe institucionet tjera që të hetojnë kërcënimet ndaj të punësuarve dhe menaxhmentit të Drejtorisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, të identifikojnë kërcënuesit dhe ti nxjerin ata para drejtësisë.”, tha zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri.

Marketing