Lideri suprem i Iranit thotë se shtetet myslimane duhet të ndërpresin lidhjet politike me Izraelin

Lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei u ka kërkuar shteteve myslimane që të “të paktën të ndërpresin lidhjet politike me Izraelin për një periudhë të kufizuar kohore”.

Marketing

Ndërsa presidenti iranian Ebrahim Raisi, kërkoi që shtetet myslimane të vendosin sanksione të gjera ndaj Izraelit, raporton Al Jazeera.

Këto shtete nuk pranuan diçka e cila u kërkua gjatë një samiti të përbashkët midis anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe Ligës Arabe në kryqytetin e Arabisë Sauditë, javën e kaluar.