“Jam shqiptar me zemër, në Gjermani do ketë ndryshime”, Sylvinho: Nesër luajmë për tifozët

Shqipëria do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Euro 2024 përballë Ishujve Faroe. Llogaritë janë mbyllur dhe bileta është prerë për në Gjermani, por kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin në vendin e parë ndaj duhet te paktën një tjetër barazim.

Marketing

Në konferencën zyrtare për shtyp në prag të ndeshjes trajneri Sylvinho u shoqërua nga mesfushori Keidi Bare. Me të mbaruar intervista e Bares, rradha i takon brazilianit i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Shumë i përqëndruar, tani jemi kualifikuar.
“Vijmë në kushte shumë të mira, por dua të falenderoj të gjithë shqiptarët që na ndihmuan të arrijmë këtu. Festuam dhe realizuam ëndrrën. Mendojmë vetëm për ndeshjen me Ishujt Faroe. Objektivi i dytë është vendi i parë në grup. Do të ishte shumë bukur të kishim mundësi që në short të kemi një pozicion tjetër. Duhet ta mbyllim me fitore këtë fushatë.”

Gjendja e lojtarëve?
“Psikologjikisht ishte nëj ndeshje e vështirë me Moldavinë. E fortë dhe fizikisht dhe ishte e vështirë të bënim gjumin rehat. Lojtarët e menaxhuan shumë mirë pjesën psikologjike. Në fjalorin tim nuk e njoh fjalën pushim. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, do të kemi 22 mijë tifozë dhe duam t’i kënaqim ata. Moldavisë i shkaktuam humbjen e vetme. Tani duhet të shohim gjendjen e lojtarëve në stërvitjen e fundit për të krijuar një ide të qartë.”

Tifozët janë përgatitur për festë nesër. Po taktikisht si e keni menduar, do të ketë ndryshim në formacion?
“Do të ketë ndryshim, tifozët janë përgatitur për festë por ne kemi një ndeshje për të luajtur. Është e vështirë të menaxhosh këtë situatë, nuk mund të futet e njëjta skuadra në fushë. Lojtarët nuk kanë shumë kohë për t’u rikuperuar për 3 ditë. Do të hedhim në fushë një ekip më të freskët.”

Sa shanse kanë lojtarë si Broja e Kumbulla të bashkohen në Gjermani?
“Duket sikura ka kohë, por nuk është ashtu. Nesër do të ndahemi me lojtarët e do të takohemi në mars. Gjatë kësaj kohe do të shikojmë lojtarët e do takojmë disa prej tyre. Monitorojmë rreht 50 lojtarë, por kemi një finale nesër për të luajtur. Më pas do të mendojmë për grumbullimet. Broja e Kumbulla janë të dëmtuar këtë moment, pork a edhe lojtarë të tjerë të vlefshëm që i monitorojmë. Është gjë e mirë për trajnerin por edhe e keqe. Kështu është puna e trajnerit.”

Jemi në vazon e dytë, por vazot e 3-ta dhe të 4-ta kanë skuadra të vështira si Holanda e Italia. Sa ju tremb shorti i 2 dhjetorit?
“Nuk shqetësohem për të evituar kundërshtar. Arritëm kualifikimin kur na mbetet edhe një ndeshje. Kemi 7 ndeshje pa humbje dhe jemi mbrojtja e 4-të më e mirë e turneut. Këto tregojnë shumë për punën tonë. Nuk mendoj shumë për rivalët që mund të na bien në short.”

A do të ketë seleksionime të tjera apo do të jetë ky grup?
“Nuk dihet çfarë mund të ndodhi në 6 muaj. Kemi bërë një rrugëtim të rëndësishëm me këtë grup lojtarësh. Kjo është puna e trajnerit, e vështirë. Mund të ketë dëmtime e duhet të ndryshojmë. 70% janë ata pjesë e grupit dhe e meritojnë të jenë në Europian.”

Ku duhet të përmirësohet më shumë kjo Kombëtare? Cili ka qenë urimi më i veçantë që keni marrë?
“Ka shumë për të përmirësuar e do të punojmë. Urimi më i veçantë ishte nga populli dhe njërëzit që kam takuar. Na pritën në aeroport dhe jam i kënaqur. Luajmë për tifozët. Ne kërkojmë të përmirësohemi. Një trajner nuk ka shumë kohë të punojë me lojtarët në Kombëtare. Nesër ka një ndeshje të rëndësishme dhe do të punojmë të përmirësohemi në çdo drejtim.”

Postimi i Brojës në Instagram?
“E pashë postimin e tij, u ndjeva shumë mirë. Flitet shpesh për Brojën, janë Fake News lajmet për të. E respektoj shumë si lojtar, por duhet të respektojmë shëndetin e tij, u stërvit shumë pak me Kombëtaren. Ka 11 muaj pa luajtur, ka luajtur pak minuta. Ka nevojë të rikuperohet, të jetë në formë sa më shpejt. Është lojtar shumë i mirë dhe na duhet që të rikuperohet gradualisht që të jetë në fromë.”

De Biasi mori nënshtetësinë shqiptare, po ju?
“Ndihem shqiptar në zemër, kjo është diçka e bukur. Ia dolëm që për herë të dytë të jemi në finalet e Europianit. Ëndërr që realizohet dh ender për mua që jam këtu.”