Maqedonia e Veriut sonte përballë Anglisë, mbi 30 mijë spektatorë në “Todor Proeski”

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte do të luajë kundër Anglisë në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024. Me Anglinë të kualifikuar në Europian dhe Maqedoninë me shanse të humbura, të dyja përfaqësueset do të luajnë pa ndonjë presion në fushë ku të pranishëm do të jenë mbi 30 mijë spektatorë në stadiumin “Todor Proeski”, pasi nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se i kanë shitur të gjitha biletat në kohë rekord për këtë ndeshje. Te Anglia do të mungojnë yjet si Bellingam dhe Madison, teksa përfaqësuesja e vendit është e kompletuar dhe seleksionuesi Bllagoja Milevski do të përzgjedhë më të mirët që do ti kundërvihen favoritëve. Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet sonte, duke nisur nga ora 20:45.

Marketing