NËN ORGANIZIMIN E KOMUNËS SË SARAIT DHE KRYETARIT BEXHETI MBAHET TRYEZA SHKENCORE KUSHTUAR DËSHMORIT TË KOMBIT HALIL LATIFI

Komuna e Sarajit dhe kryetari i saj, Blerim Bexheti, organizuan tryezën shkencore kushtuar dëshmorit të kombit, Halil Latifit, me ç’rast morën pjesë edhe familjarë, bashkëveprimtarë dhe profesorë universitar të cilët kujtuan veprimtarinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorit.

Marketing

Z. Bexheti ka deklaruar se gjithashtu me rastin e shënimit të 30 vjetorit sot nderuan bustin e dëshmorit të kombit, si dhe u bë shpalosja e tabelës së rrugës në vendbanimin Gërçec, e cila sot mban emrin Halil Latifi.

Postimi i kryetarit Blerim Bexheti:

Me rastin e 30 vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit Halil Latifi, sot në hapësirat e komunës së Sarajit u mbajt tryezë shkencore, ku morën pjesë familjarë, bashkëveprimtarë dhe profesor universitar të cilët kujtuan veprimtarinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Halil Latifit për kauzën kombëtare.
Tryezën shkencore mund ta ndiqni në linkun më poshtë:
https://fb.watch/or8jBgGgBd
Gjithashtu me rastin e shënimit të 30 vjetorit sot nderuam bustin e Dëshmorit Kombëtar, si dhe u bë shpalosja e tabelës së rrugës në vendbanimin Gërçec, e cila sot mban emrin Halil Latifi.