115 vjet nga Kongresi i Alfabetit/ Begaj në Manastir: Të ruajmë gjuhën shqipe

që prej datës 14 nëntor që shënjon dhe fillimin e punimeve për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe, në Manastirin kanë nisur një sërë aktivitetesh.

Marketing

Organizimet do të kulmojnë më 22 nëntor, data e cila për shqiptarët e Maqedonisë është feste zyrtare.
I pranishëm gjatë kësaj të marte në Manastir ishte edhe presidenti Bajram Begaj. Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen e gjuhës.
“Çdo komb ka në historinë e vet disa ngjarje të veçanta që dallohen, sepse me kalimin e kohës ato fitojnë gjithnjë e më shumë domethënie si pjesë e trashëgimisë historike dhe kombëtare. I tillë është Kongresi i Manastirit. Ai tregoi lartësimin e shpirtit të shqiptarëve, përcaktoi frymën e identitetit tonë dhe hodhi themelet e formimit të ndërgjegjes dhe të unitetit kombëtar. Edhe pas 115 vjetëve e kuptojmë se shqipja është gur themeli i identitetit shqiptar dhe i shpirtit të popullit tonë-tha Begaj.