Kovaçevski-Stoltenberg:RMV aleat i çmuar, ma anëtarësimin në NATO është siguruar siguria, stabiliteti dhe prosperiteti

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili sot ndodhet për vizitë zyrtare në vend, zhvilluan një takim tet-a-tet.

Marketing

Në takimin dypalësh ku morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, u diskutua për rolin e Maqedonisë së Veriut si një aleat i çmuar i NATO-s, vend anëtar që bën një kontribuon në realizimin e synimeve të NATO-s dhe mbetet e përkushtuar për të marrë pjesë në operacionet dhe misionet e Aleancës.

Në takim u theksuan edhe përfitimet konkrete politike dhe ekonomike për vendin nga anëtarësimi në NATO.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se stabiliteti dhe siguria e mundësuar përmes anëtarësimit në NATO është e një rëndësie të madhe për zhvillimin e ekonomisë dhe është përfitim i drejtpërdrejtë si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, bashkëbiseduesit theksuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme si për vendin ashtu edhe për rajonin që Maqedonia e Veriut, në baza të barabarta me aleatët e saj, të marrë pjesë aktive në diskutimet për sigurinë rajonale, evropiane apo globale, duke ndarë qasjen e saj specifike për në mënyrën konstruktive për zgjidhjen e sfidave përmes dialogut të hapur, i cili është bazë për ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.