Xhaferi: Apasievi dhe Kërmovi do të paguajnë për dëmet që shkaktuan në Kuvend

Pas vazhdimit të seancës së 131-të dhe votimit të Rregullores së re të Kuvendit mbrëmë në sallën plenare, ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme inspektoi dëmin që shkaktuan deputetët e të majtës mbrëmë gjatë incidentit. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka thënë sot se prokuroria duhet të vazhdojë procedurën, qoftë pas raportit nga policia ose pasi të ketë dëgjuar se çfarë ka ndodhur gjatë seancës, e cila është transmetuar drejtpërdrejt si në kanalin e Kuvendit ashtu edhe në web faqen e Parlamentit. Xhaferi ka theksuar se shkaktuesi i dëmit, duhet ta paguajë koston.

Marketing

“Nëse njëri nga të punësuarit shkakton dëm në punë, ai paguan koston. Kështu do të jetë edhe në këtë rast”-tha Xhaferi

Nga LSDM-ja në pushtet nëpërmjet një komunikate me shkrim thanë se i gjithë populli i Maqedonisë së Veriut e ka pare qartë, me të majtën dhe VMRO- DPMNE-në se çfarë kaosi pason. Tërbimi i së Мajtës në Parlament është një konfirmim i asaj që kemi thënë gjatë gjithë kohës, thonë nga LSDM.

LSDM

“Me të majtën dhe partnerin e tyre të koalicionit VMRO janë të mundshme vetëm incidente, dhunë dhe kaos. Qëndrimi i të majtës dheVMROE-së ndaj Kuvendit është ndaj shtetit, ndaj qytetarëve. Anëtarët e së majtës duhet të mbajnë përgjegjësi për tërbimin. Presim që prokuroria publike kompetente të bëjë kallëzime përkatëse penale menjëherë.”

Ndërkaq nga VMRO-DPMNE thonë se incidenti mbrëmë ka qenë një skenar i organizuar i së Мajtës, i mbështetur nga qeveria në Parlament dhe synon të rrisë rejtingun e zvogëluar të të dy palëve.

VMRO-DPMNE

“E çuditshme, sa herë që rejtingu i së majtës është në rënie, siç është për momentin, në të gjitha sondazhet e fundit, atëherë bien dakord skenarë, së bashku me BDI-në dhe LSDM-në, për të ndihmuar njëri-tjetrin, sepse u shkon për shtati të gjitha partive”.

Deputetët e Levicës shkaktuan një incident dje gjatë debatit amendamentues për Rregulloren e re të Kuvendit. Borisllav Kërmov theu një pjesë të inventarit, duke përfshirë një monitor nga tavolina e kryetarit dhe shpërndau fletë amendamentesh, më pas atij iu bashkua edhe kryetari i së Мajtës Dimitar Apasiev.