Disa javë më parë, u raportua se Dafina ka ftohur raportet me një tjetër kolege.
Fjala është për artisten e re, Ya Nina, me të cilën ajo u shfaq shumë e afërt e përkrahëse në fillimet e karrierës e madje me të realizoi edhe projekte.
Por, çka nuk u kuptua është më shumë mbi arsyet, të cilat ua sjell Prive.al.
Lart e poshtë përflitet se arsyeja është Ledri Vula.
Dafina ka pasur raport të tensionuar së fundmi me Ledrin, me të cilin ajo u përfshi në polemika publike.
Të freskëta janë thumbat publik në distancë në mes të këngëtares, reperit dhe Sara Hoxhës ku mes tjerash Dafina pati deklaruar se është ndjerë e shfrytëzuar nga ta për vëmendje.
Duket se hatërmbetja e fundit me Ledrin është aq e fortë sa ka ndikuar edhe në të treta raporte, si ai mes saj dhe Ya Ninës.Prive.