Zendeli: Vendi vakant në KSHZ i takon opozitës shqiptare

Sot në emisionin 10Minuta ishte i ftuar deputeti i Lëvizjes Besa, Fadli Zendeli. I pyetur për vendin vakant të mbetur në KSHZ pasi Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e Qeverisë, ai tha se ai vend i takon opozitës dhe Kodi Zgjedhor e pareshe qartë këtë.

Marketing

“Mendoj se është një situatë e qartë dhe nuk duhet të ketë dilema, për shkak se Kodi Zgjedhor e përcakton qartë, ku thotë se 4 vende i ka pozita dhe tre vende i ka opozita dhe një vend është vakant. Q nga koha kur Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e qeverisë, vendi ka ngelur vakant. Kryetari i Kuvendit duhet të marrë iniciativë për procedurë parlamentare që ky vend të plotësohet. Kryetari i Kuvendit ka bërë obstruksion për ta shtyrë këtë vendim. Pretendimet e Aleancës janë të pabaza, sepse nuk mund ta mbajnë peng këtë vend vakant”- tha Zendeli.