Rrahje para Gjykatës në Ohër, arrestohen tre persona

Për shkak të shkeljes së rendit dhe qetësisë publike me konfrontim të ndërsjellë fizik para Gjykatës themelore Ohër, policia sot ka arrestuar tre persona nga fshati Veleshtë, Strugë, kumtoi SPB Ohër.

Marketing

Sipas informacionit, në ora 13 e 45 minuta personat janë arrestuar në SPB Ohër, ndërsa pas zbardhjes të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngritet kallëzim adekuat.

Në Gjykatën themelore në Ohër sot është shpallur aktgjykim për një rast me pasoja fatale, ndërsa para objektit të gjykatës është krijuar një atmosferë e tensionuar mes familjeve të të vrarit dhe të akuzuarve, pas çka ka ndërhyrë edhe policia.

Hyrja në Gjykatë nuk ka qenë e lejuar për asnjërën palë, pasi vetëm duhej të shpallet vendimi dhe janë pritur tensione. I akuzuari është dënuar me 15 vjet burg.