Ahmeti: Të rrojë gjuha jonë, të rrojë edhe gjuha e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse të ardhmen e ndërtojmë bashkë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në akademinë solemne të Kongresit të Manastirit tha se shqiptarët qëndrojnë krahë për krahë me maqedonasit për gjuhën e tyre amtare.

Marketing

“Ne nuk qëndrojmë prapa jush, por krah për krah me juve, për gjuhën tuaj amtare, maqedonishten”, tha Ali Ahmeti në gjuhën maqedonase në drejtim të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe presidentit Stevo Pendarovski.

Në akademinë solemne me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, të organizuar nga Qeveria, Ahmeti tha se emocion për shqiptarët në Ditën e Alfabetit paraqet kur krerët e shtetit u drejtohen atyre me urime dhe respekt.

“Të shihemi në ditë më të mira. Të rrojë gjuha jonë, të rrojë edhe gjuha e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse të ardhmen e ndërtojmë bashkë, e jo të ndarë. Gjuhët t’i përparojmë bashkë dhe bashkë, krah për krah, e jo njëri pas tjetrit, të çajmë punë, në materializim të objektivave tona, që vendi ynë të jetë në paqe të përhershme, i integruar aty ku e ka vendin, në Bashkimin Europian”, deklaroi Ahmeti