Largohet Primoz Gliha nga kombëtarja e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës nuk ia ka vazhduar kontratën selektorit slloven të Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha.

Marketing

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur FFK-ja me anë të një njoftimi për media, duke e falënderuar për punën e tij.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha”, thuhet në njotim.

Largimi i tij vjen pas kritikave të mëdha në drejtim të selektorit dhe federates dhe rezultateve dëshpëruese të kombëtares së Kosovës për kualfiikimet e “Euro 2024”. /Insajderi.org/