Paga 6-shifrore, tre punët më të kërkuara në Google në Amerikë që nuk kërkojnë një diplomë

Amerikanët po kthehen në punë që nuk kërkojnë një diplomë dhe janë të fokusuar në gjetjen e një pune më fleksibël pa diplomë, por edhe me paga gjashtëshifrore. Sipas të dhënave të Google Trends të publikuara në CNBC Make It, kërkimet për “punë pa diplomë” ndodhen n në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave këtë vit.

Marketing

Rreth 75% e vendeve të punës në SHBA që ofrojnë fitime mbi 35,000 dollarë në vit kërkojnë një diplomë bachelor. Megjithatë, vetëm 38% e amerikanëve kanë një diplomë bachelor, siç thekson drejtoresha e marketingut e Google, Lisa Guebelber.

Është një hendek që përbën një “problem të madh” për kompanitë, të cilat po përballen me mungesë të stafit, por edhe për punëtorët, të cilët po përpiqen të menaxhojnë efektet e inflacionit në përditshmërinë e tyre.

Kërkimet në Google tregojnë se njerëzit janë më të emocionuar për punët që u japin atyre mundësinë për të udhëtuar, orar fleksibël dhe aftësinë për të qenë shefi i tyre.

Për nëntorin, 3 kërkimet më të shumta të amerikanëve në Google për punë ishin:

NDËRMJETËSI
NOTERI (KRYEN DISA NGA DETYRAT E NOTERËVE, POR SISTEMI LIGJOR I SHBA ËSHTË I NDRYSHËM)
AGJENT UDHETIMESH
Në SHBA, megjithëse këto tre role kërkojnë një diplomë të shkollës së mesme, ato nuk kërkojnë zyrtarisht një diplomë kolegji. Megjithatë, për të marrë certifikatën dhe licencën për ushtrimin e një profesioni, të interesuarit do të duhet të bëjnë disa provime./abcnews.al