Shefi zvicëran i çon krejt punëtorët në pushime luksoze

Hoteli me 3 yje Waldhaus am See në St. Moritz është i mbyllur nga data 12 deri në 24 nëntor. Menaxheri i hotelit është me pushime dhe ka marrë me vete të gjithë stafin.

Marketing

Ekipi i hotelit udhëton në Kosta Rika për nëntë ditë. Programi përfshin ekskursion, pushim, plazh dhe motora malor.

Ekskursioni duhej të kushtonte rreth 100 mijë franga, por meqë pronarët njihen mes vete ky pushim do të kap koston e 50 mijë frangave.

Me këtë fushatë, menaxheri i hotelit dëshiron të falënderojë punonjësit e tij për besnikërinë e tyre.

“Disa punonjës kanë punuar në hotel për 35 vjet dhe nuk kanë përjetuar kurrë diçka të tillë. Madje disa nuk kanë udhëtuar kurrë më parë me avion” ka thënë pronari.

Por, hoteli në Zvicër nuk do të qëndroi i mbyllur ani pse asnjë puntorë nuk është aty.

Për 13 ditë, 15 fermerë do të kujdesen për mysafirët në bujtinë në malet Graubünden. Për tre ditë ata morën detyrat në recepsion, në bar, në kuzhinë dhe në menaxhim.