Lazim Destani përkujton datën historike të Unitetit Shqiptar

Sot është Data historike , Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 115 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Marketing

Data e 22 nëntorit 1908 u bë datë e UNITETIT SHQIPTAR. U jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare.

Ditë përkujtuese për ruajtjen e gjuhës, ditë e bashkimit të një populli, kjo ishte DITA E ALFABETIT.
Ndër ata që nuk harron asnjë datë as të ngjarjeve të mëdha historike kombëtare është biznesmeni i njohur ndërkombëtar dhe filantropi i madh shqiptar, Lazim Destani.
Ai sot, nëpërmjet postimit në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka zgjedhur për ta uruar festën e Ditës së Alfabetit Shqip me një ilustrim të bukur e përmbajtjesor.

Seç kujtohet me këtë rast thënia e Kryetarit të Kongresit të Manastirit , Mid’hat Frashëri.
“…erdhi një ditë e pëlqyer për historinë tonë, që të nisim liruar e pa pengim të punojmë për mbrodhësin’ e lumturin’ e kombit tonë”.