Ish-këshilltari i presidentit amerikan Barack Obama për siguri nacionale Stuard Seldowitz, është arrestuar pas publikimit të disa videove ku shihet duke përdorur gjuhën islamofobe dhe me plot urrejtje ndaj një punëtori të një lokali që shërbente ushqim të shpejtë në New York.
Seldowitz u arrestua të mërkurën nën akuzat paraprake për nxitje të urrejtjes, përndjekje, ngacmim dhe shkaktim i frikës dhe pengim të kryerjes së detyrës, thuhet në raportin e policisë së New Yorkut.
Mbetet e paqartë se me çfarë akuzash Seldowitz do të ballafaqohet në fund, kur edhe do të fillojë procesi gjyqësor ndaj tij në gjykatën e Manhattan.
Para se të arrestohej, Seldowitz ka konfirmuar për CNN se në videot e publikuara në rrjetet sociale është ai, dhe se shihet duke e ngacmuar shitësin në rrugën Upper East Side në Manhattan.
Ai në video përqesh fenë islame, gjithashtu tallet me burrin për shkak të kombësisë së tij, e akuzon se mbështet Hamasin dhe ia përmend luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
https://twitter.com/itslaylas/status/1726986614591885484?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1726986614591885484%7Ctwgr%5E1e68399d23261e8afbe2ffd92c6f3f83159de9a5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fbote%2F641534%2Fu-filmua-duke-fyer-myslimanet-ish-keshilltari-i-barack-obames-arrestohet-ne-new-york%2F
Seldowitz kishte thënë në këto video se “nëse kemi vrarë 4 mijë fëmijë palestinezë, nuk ka qenë e mjaftueshme”.