Komuna e Kumanovës dorëzon kallëzim penal për ndërtimin e Muzeut në Sopot

Kreu i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka njoftuar se si komunë kanë dorëzuar kallëzim penal për uzurpim dhe ndërtim pa leje të muzeut përkujtimor “Kulla e martirëve” në Sopot të Kumanovës, përcjell TV21. Dimitrievski thotë se kallëzimi është dorëzuar në Prokurori, MPB dhe në Prokurorinë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Marketing

“Grupi i organizuar i personave të panjohur, për një periudhë të gjatë kohore, duke përfshirë datën 06.11.2023, i ka kryer krimet e theksuara duke uzurpuar dhe ndërtuar në një parcelë ndërtimore, tokën bujqësore shtetërore PK nr.963 KK Sopot, të regjistruar në fletpronësi nr. 117 dhe në të njëjtin vend, krahas uzurpimit, ndërtuan një objekt me funksion Muze – Qendër Memoriale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Dimitrievskit.