Për shkak të mbajtjes së dy protestave të paralajmëruara, nesër në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 14:30, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët në zonën qendrore të qytetit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme .
Nga MPB-ja apelojnë që të respektohen urdhrat që do të jepen nga nëpunësit policor në rrugët ku do të zhvillohen protestat.