Adriatik Lapaj me lëvizje edhe në Shkup?

Aktivisti nga Shqipëria, Adriatik Lapaj ka qenë këto ditë në Shkup me aktivitete qytetare.

Marketing

Ka qenë edhe mysafir në “10 Minuta” në TV21.

I pyetur se ardhja e tij a do të sjellë edhe formimin e një lëvizjeje edhe në Shkup, Lapaj tha se jo.

“Për vota kanë shkuar shumë të tjerë kudo. Po shkoj aty (në Shkup) sepse vlerësoj se Shqipëria pa vlerësuar rëndësinë e popullit të vet, në trevat ku jeton, nuk do të jetë kurrë një shtet që do të shkëlqejë”, tha Lapaj.