Deputetët e përfunduan debatin për Ligjin për lojërat e fatit

Kuvendi sot e mabjti vazhdime të 14 mbledhjeve plenare, ndërsa e fundit prej tyre ishte mblehdja e 106-të në të cilën përfundoi debati për Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, në lexim të parë. Për Ligjin, i cili sillet me flamur evropian, do të votohet plotësisht.

Marketing

Ligji shkaktoi debat të gjerë mes deputetëve, mes tjerash edhe për shkak të nenit 3 nga ndryshimet me të cilin do të legalizohen lojërat elektronike dhe në internet të fatit, që është paraparë të organizohen nga ana e shoqatës tregtare, e pavarur apo me themelim të shoqatave tregtare me organizues të tjerë të këtij lloji të lojërave të fatit.

Deputetët nga VMRO-DPMNE janë kundër këtij ligji, për të cilin thonë se është skandaloze edhe që po diskutohet për të dhe prëkujtojnë se edhe euroambasadori ka reaguar që ai miratohet me flamur evropian.

Deputetja Gordana Siljanovska Davkova tha se tani po shihet se ligji në të vërtetë sillet “për zgjerim dhe për sendërtim me lojëra elektronike të fatit” dhe se ligji i këtillë nuk ekziston në Evropë dhe se nuk ka “politikë të përbashkët evropiane për bixhoz”.

Siljanovska Davkova tha se në opinion po flitet se një pilot projekt i këtillë ekziston në Vizbeg. “Atje po rrjedhin këto procedura të cilat tani do të legalizohen sepse ai është projekt qeveritar, të mos them projekt i zëvendëskryeminsitrit të parë, suita miqësore e të cilit në të vërtetë është kryesorja në këtë biznes”, tha ajo.

Halil Snopçe nga SHA kërkoi nga VMRO-DPMNE të tregojë se cili është qëndrimi i tyre rreth kësaj çështje duke e akuzuar kryetarin e Komisionit për financim Bojan Stojanovski që nuk e ka vendosur në rend dite të mbledhjes së Komisionit ligjin e tyre me të cilin kërkohet mbyllja e të gjitha kazinove.

“Edhe pse jemi pjesë e pushtetit, ne nuk e mbështesim këtë pikë”, tha Snopçe.

Stojanovski replikoi se për ligjin e SHA-së ka mendim negativ nga Qeveria, si dhe se kur është debatuar për ligjin që është në rend dite, deputetët e SHA-së nuk ishin në mbledhje.

Me ligjin, mes tjerash parashihet bashkëpunëtorët e shoqatës e cila ka parashtruar kërkesë për licencë apo të[ cilët dëshirojnë të hyjnë në shoqatë ekzistuese e cila ka licencë për lojëra të fatit duhet të posedojnë reputacion, hapësira afariste në të cilat organizohen lojëra të fatit në bastore dhe klub automat, tombolla e llojit të ,byllur dhe lojërat elektronike të fatit duhet të ndodhen në largësi jo më të vogël se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme. Gjithashtu propozohet mënyra e matjes së distancës me rregullore të xaktuar nga ministri i Financave dhe të vendoset sistem mbikëqyrës informues për organizuesit e lojërave elektroniek dhe të internetit të fatit. Rritet edhe kompensimi mujor për lojërat e lotos dhe ato elektronike të fatit, ndërsa lojërat elektronike të fatit do të mund të organizohen në hapësira ku organozohen lojërat e posaçme të fatit për të cilat kanë marrë pëlqim nga Ministria e Financave. Vendoset mënyrë e re e përllogaritjes dhe pagesës së taksës së posaçme tek organizuesit e lojërave të posaçme të fatit (kazino, bastore dhe klube automat), rritet kompensimi për dhënie të licencës për bastore prej 105.000 euro në 200.000 euro dhe kufizohet numri i pikë-pagesave në 25 me një licencë të dh[në. Për çdo vend tjetër pagese mbi 25, organizuesi di të duhet të paguajë kompensim në shumë prej 10.000 eurove, ndërsa rritet edhe kompensimi për dhënie të licencës për klub automat prej 78.750 euro në 100.000 euro. Licenca për organizom të lojërave të fatit në klub atomat i referohet tre hapësirave afariste dhe vendoset kompensim prej 30.000 eurove. Prëforcohet edhe rregullativa në pjesën e lojërave të internetit të fatit me implementim të rekomandimit të Rekomandimit të Komisionit për parimet për mbrojtje të konsumatorëve dhe lojtarëve të shërbimeve onlajn për bixhoz dhe për parandalim të të miturve nga bixhozi përmes internetit.