Bashkëpunimi i ITSHKSH dhe Arkivit shtetëror vendoset në suaza të projekteve të posaçme

Fondi i librave dhe dokumenteve të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut është pasuruar me disa tituj botimesh nga ana e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo, si rrjedhojë e vizitës së sotme të drejtorit të e Arkivit, dr.Emill Kërsteski, bashkë me zv. drejtorin, Muzafer Bislimi dhe Mr. Irfete Ibrahimin, me ç’rast drejtori i ITSHKSH. Prof dr. Skender Asani, shprehu falënderime dhe paraqiti telegrafikisht punën e Institutit në kohën e fundit.

Marketing

Drejtori Asani vlerësoi këtë vizitë të Arkivit Shtetëror si një ogur i mirë për një bashkëpunim të frytshëm, siç filloi sot me dhurimin e këtyre botimeve të rëndësishme, si produkt i një pune disa vjeçare studimore, dhe përgëzoi aktivitetet e tyre si pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare të arkivistikës dhe hulumtimet e kryera rreth Kryengritjes së Dibrës.
Drejtuesit e dy institucioneve u pajtuan për nevojën e përshpejtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë përmes botimeve të përbashkëta, konferencave, ekspozitave, hulumtimeve dhe shkëmbimit të botimeve, kontribute këto mjaft të frytshme sa i përket studimeve të fushave historike e filologjike.