Ademi:Përkrahje për Ukrainën, por edhe për Maqedoninë e Veriut për fillim të negociatave

Gjatë ditës së dytë të punës të mbledhjes së 70-të plenare të Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamenteve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (KOSAK) në Madrid, u debatua për situatën e Ukrainës dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, në të cilën Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane mori pjesë në përbërje, Arbër Ademi, kryetar i Komisionit, Bllagica Llasovska dhe Sanella Shkrijel, anëtare të Komisionit.

Marketing

Në këtë sesion morën fjalë Admirali Huan Francisko Martinez Nunjez, Sekretar i Përgjithshëm për Politikën e Mbrojtjes, Xhuliomaria Terzi di Santaagata, kryetare e Komisionit të Politikave të BE-së të Senatit të Republikës së Italisë, pastaj fjalë mori Ivana Klimpush-Cincadze, kryetare e Komisioni të Integrimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian i Parlamentit të Ukrainës.
Gjegjësisht, në këtë sesion kushtuar Ukrainës, u theksua se Komisioni Evropian publikoi vlerësimin e tij për gjendjen e progresit të Ukrainës dhe sugjeroi hapjen e negociatave për anëtarësim me Ukrainën, gjë që pritet të konfirmohet në mes të dhjetorit në samitin e BE-së në Bruksel.

Në këtë temë, fjalë mori edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, i cili theksoi se invazioni rus në Ukrainë po e transformon thellësisht Evropën. BE-ja përballet me sfidën e zbatimit të masave të paprecedentë në disa fusha të politikave, shtoi Ademi. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut përpiqet për respektimin e parimeve të së drejtës publike ndërkombëtare dhe parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve anëtare të KB. Republika e Maqedonisë së Veriut dënoi invazionin rus të Ukrainës dhe shpreh keqardhjen e vërtetë për vuajtjet e Ukrainës dhe popullit të saj.
Ademi nënvizoi se ne mbështesim aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në BE, por u bëri thirrje përfaqësuesve evropianë që të mos harrojnë të vlerësojnë përpjekjet e Maqedonisë së Veriut sepse ekonomia, kultura dhe historia jonë janë në themelet e Evropës, gjeografikisht jemi në qendër të saj dhe një komb që ne i përkasim familjes evropiane. Ai theksoi se shpreson se BE-ja do t’i zgjidhë me sukses sfidat me të cilat përballet dhe se politika e zgjerimit nuk do të vihet në pikëpyetje.
Madrid,28 nëntor 2023