Estonia, Letonia dhe Lituania do të bojkotojnë Samitin e OSBE-së në Shkup, shkak Rusia

Estonia, Letonia dhe Lituania njoftojnë se diplomatët e tyre të lartë nuk do të marrin pjesë në takimin e OSBE-së në Shkup, për shkak të vendimit për të lejuar pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov.

Marketing

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm baltik thonë se prania e planifikuar e Lavrov “rrezikon legjitimimin e Rusisë agresore si një anëtar legjitim i komunitetit të kombeve të lira”, duke shtuar se ata kanë vendosur të mos merrnin pjesë në takimin në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Lavrov tha të hënën se Maqedonia, e cila iu bashkua sanksioneve perëndimore për pushtimin e Ukrainës nga Moska, kishte rënë dakord ta lejonte të merrte pjesë në takimin vjetor të organit pan-evropian të sigurisë, anëtare e të cilit është Rusia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Media shtetërore ruse raportoi se Bullgaria anëtare e BE-së, kishte informuar Moskën se do të lejonte aeroplanin e Lavrov të kalonte hapësirën e saj ajrore në rrugën për në Shkup.

Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore për të ateruar në Shkup
Lexo po ashtu
Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore për të ateruar në Shkup
Ndërsa sot, Ukraina tha se do të “bojkotonte” takimin për shkak të ftesës së Lavrov, gjë që u ndoq edhe nga shtetet baltike.