LEN: SOT GJITHA RRUGËT ÇOJNË NË TETOVË!

Lidhja Europiane për Ndryshim kanë përzgjedhur 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, për të zyrtarizuar me nënshkrim marrëveshjen për koalicion parazgjedhor mes Lëvizjes Demokratike, Alternativës dhe Lëvizjes Besa.

Marketing

‘Të bashkuar si asnjëherë më parë, sot në këtë ditë të shenjtë për gjithë ne realizojmë një ëndërr të çdo shqiptari, bashkimin e tre partive tona në një aleancë të çeliktë, që do të mundëson jetë më të mirë për të gjithë ne, thuhet në njoftimin nga LEN.

Nëshkrimi i marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, Afrim Gashi të Alternativës dhe Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit, ka mbështetjen edhe bekimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, shkruhet në njoftimet e këtyre tre partive!