Komunikacioni ajror gjatë takimit të OSBE-së do të zhvillohet rregullisht, nuk priten vonesa

Komunikacioni ajror në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup më 29 nëntor, 30 nëntor dhe 1 dhjetor, gjatë mbajtjes së Këshillit Ministror të 30-të të OSBE-së në Shkup, do të zhvillohet rregullisht, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni. Dhe nga Navigationi i Maqedonisë M-NAV, ofruesi kombëtar i shërbimeve të navigacionit ajror nuk presin kurrfarë vonesash në linjat e rregullta ajrore apo ato të paralajmëruara shtesë për takimin ministror të OSBE-së.

Marketing

Nga TAV-i u bëjnë udhëtarëve që t’i ndjekin udhëzimet dhe njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me regjimin e qarkullimit nëpër qytet që të mbërrijnë në kohë në aeroport.

“TAV Maqedoni njofton se komunikacioni ajror në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup në ditët në vijim – 29 nëntor, 30 nëntor dhe 1 dhjetor, gjatë Këshillit Ministror të 30-të të OSBE-së në Shkup, do të zhvillohet rregullisht, por në të njëjtën kohë u bën apel udhëtarëve që t’i ndjekin udhëzimet dhe njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me regjimin e komunikacionit në qytetin e Shkupit, me qëlim që të jenë në mundësi të mbërrijnë në fluturimet e tyre, gjegjësisht në aeroport, me kohë”, thonë nga TAV Maqedoni.

Nga M-NAV, ndërkaq, në një deklaratë për MIA-n theksojnë se, sipas kapaciteteve të publikuara dhe potencialit njerëzor në dispozicion, nuk presin vonesa në linjat e rregullta ajrore apo fluturime të paralajmëruara shtesë lidhur me takimin ministror të OSBE-së.

“Të gjithë aeroplanët do të shërbehen në mënyrë efikase dhe të sigurt sipas nevojave”, thekson M-NAV-i.