Kosovë/ Sekuestrohen monedha 2 euroshe false, 6 persona të arrestuar

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka vënë në pranga 6 persona nën akuzën e falsifikimit të kartmonedhave.
Të arrestuarit, 3 prej të cilëve nga Maqedonia e Veriut, kishin të zgjedhur të falsifikonin monedha 2 euroshe, duke qenë se askush nuk i vinte re ato për vërtetësinë e tyre.

Marketing

Gjatë operacionit, atyre iu sekuestrua një sasi e madhe monedhash 2 euroshe false që pas numërimit rezultoi të ishin 85 mijë euro.

“Prokuroria Speciale njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë (6) persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy (2) €uro të falsifikuara”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.