Manchester United është ndalur në barazim 3 me 3 nga Galatasaray në raundin e pestë të Champions League. Gjithçka është komplikuar tashmë për “djajtë e kuq”, që mbeten në vendin e fundit me 4 pikë, teksa Galatasaray mban vendin e dytë me 5 pikë dhe Copenhagen të tretin me po kaq pikë.
U duk se gjithçka do ishte e lehtë pasi United e gjeti veten dy herë në avantazh të dyfishtë. Fillimisht 0 me 2 dhe më pas 1 me 3, para se të barazohej. Ishte gafa e portierit Onana në golin e dytë të Galatasaray, ajo që ra në sy dhe që i kushtoi Manchesterit jo pak në fund.
https://streamin.me/v/db6e0f52