Blinken mirënjohës ndaj Osmanit për udhëheqjen e tij me OSBE-në. Ja çfarë shkruan

Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, është pritur në takim nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Marketing

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për reformat e vazhdueshme demokratike në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka njoftuar vetë Sekretari amerikan përmes një postimi në platformën X.

“Shpreha mbështetjen për reformat e vazhdueshme demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe mirënjohjen për udhëheqjen e Ministrit të Jashtëm Osmani në çështjen e Ukrainës si kryesues i OSBE-së”, ka shkruar Blinken.