Osmani para Lavrovit: Agresioni rus në Ukrainë shkatërroi jetët e njerëzve të thjeshtë dhe shkeli marrëveshjet për siguri

Kryesuesi aktual i OSBE-së, Bujar Osmani në fjalimin e tij në mbledhjen e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup theksoi se Maqedonia e Veriut mori kryesimin me këtë organizatë në gjendje lufte në Europë, shkruan TV21. Në mbledhjen ku ishte prezent edhe kryediplomati rus, Segej Lavrov, Osmani tha se agresioni rus ndaj Ukrainës ka shkatërruar jetët e njerëzve të rëndomtë dhe ka shkelur Aktin Final të Helsinkut, mbi të cilin është krijuar OSBE.

Marketing

“Pavarësisht realitetit të zymtë të luftës me të cilën ballafaqohet Ukraina dhe konflikteve të tjera të zgjatura në rajonin më të gjerë të OSBE-së, multilateralizmi mbetet mjeti më i mirë për parandalimin e konflikteve dhe tejkalimin e dallimeve dhe kontesteve. OSBE-ja, si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, është e njohur dhe vlerësohet si partner i domosdoshëm dhe i besueshëm për paqe dhe stabilitet”, tha Osmani.